Forcat ruse sulmuan spitalin në Mariupol, kryebashkiaku: Mbi 600 persona janë plagosur

schedule15:04 - 29 Prill, 2022

schedule 15:04 - 29 Prill, 2022

Kryetari i bashkisë së Mariupol tha se më shumë se 600 njerëz kanë mbetur të plagosur pas sulmeve ruse në një spital të improvizuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal, shkruan CNN.

“Forcat ruse lëshuan bomba në drejtim të fabrikës, duke shkatërruar spitalin dhe kjo është shenjë e një krimi lufte. Numri i të plagosurve fillimisht ishte 170, ndërsa tani është mbi 600”, tha kryebashkiaku Vadym Boichenko.

Ai madje theksoi se disa familje që donin të largoheshin ishin të detyruar të shkonin në zonat e kontrolluara nga Rusia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!