Forcat ruse sulmojnë Kherson, raportohet për dy të vrarë

schedule08:26 - 25 Shtator, 2023

schedule 08:26 - 25 Shtator, 2023

Sulmet ruse vranë të paktën dy persona dhe plagosën nëntë të tjerë në rajonin jugor Kherson të Ukrainës, thanë autoritetet ukrainase. Një grua 49-vjeçare që punonte si roje sigurie ishte në mesin e të plagosurve, tha Prokudin.

Gjithsej gjashtë persona u plagosën në qytetin Kherson, tha në një postim në Telegram, Roman Mrochko, kreu i administratës ushtarake të qytetit Kherson. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha më herët të dielën se dy persona ishin vrarë dhe tre u plagosën në sulmet pranë qytetit Beryslav.

Ndërkohë, një 53-vjeçar vdiq si pasojë e një sulmi të artilerisë ruse në  Zaporizhzhia të dielën, sipas Yurii Malashko, kreu i administratës ushtarake të rajonit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!