Forcat ruse nuk ndalen, 2 të vdekur dhe 20 të plagosur në Kryvyi Rih

schedule11:03 - 31 Korrik, 2023

schedule 11:03 - 31 Korrik, 2023

Dy persona janë vrarë dhe 20 persona janë plagosur pas sulmeve ruse në Kryvyi Rih. Ministria e Punëve të Brendshme, tha se është goditur një ndërtesë katërkatëshe dhe një institucion arsimor duke theksuar se shumë persona kanë mbetur të bllokuar në rrënoja.

Volodymyr Zelensky postoi një video në rrjetet sociale nga sulmi në Kryvyi Rih.

“Rajonet e Ukrainës po bombardohen nga pushtuesit, të cilët vazhdojnë të terrorizojnë qytetet dhe njerëzit paqësorë.

Në Kryvyi Rih, Kherson janë goditur ndërtesa banimi dhe një godinë universiteti. Fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur. Mund të ketë njerëz nën rrënoja. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të terrorit rus.

Ekipet e shpëtimit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme janë në terren dhe po punojnë.

Ne po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë njerëz. Ditët e fundit, armiku ka sulmuar qytete, qendra të qyteteve, duke bombarduar objekte civile dhe banesa. Por ky terror nuk do të na trembë dhe nuk do të na thyejë. Ne po punojmë dhe po shpëtojmë njerëzit tanë,” tha presidenti ukrainas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!