Forcat ruse bombardojnë tregun plot me njerëz, raportohet për të vrarë dhe të plagosur

schedule12:44 - 12 Tetor, 2022

schedule 12:44 - 12 Tetor, 2022

Të paktën 9 persona janë vrarë  dhe 8 kanë mbetur të plagosur, pasi forcat ruse bombarduan një treg të mbushur me njerëz në qytetin Avdiivka të mërkurën, tha guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës Donetsk, sipas skynews.

Avdiivka është një qytet me rëndësi të madhe në rajonin Donetsk të Ukrainës.

“Rusët goditën tregun qendror ku ndodheshin shumë njerëz në momentin e sulmit”, tha Pavlo Kyrylenko në një deklaratë.

Deklarata e tij u shoqërua me foto të kufomave dhe tezgave të dëmtuara të tregut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!