Forcat izraelite sulmojnë Rafah/ 13 të vrarë, mes tyre nëntë fëmijë

schedule10:36 - 21 Prill, 2024

schedule 10:36 - 21 Prill, 2024

Sulmet izraelite kanë sulmuar qytetin jugor të Gazës, Rafah gjatë natës, duke vrarë 13 persona, mes tyre 9 fëmijë. Në sulmin e parë u vra një burrë, gruaja e tij dhe fëmija i tyre trevjeçar,  Gruaja ishte shtatzënë dhe mjekët arritën ta shpëtonin foshnjën.

Në sulmin e dytë u vranë tetë fëmijë dhe dy gra, të gjithë nga e njëjta familje, sipas të dhënave të spitalit. Ndërkohë një natë më parë, në tjetër sulm forcat izraelite vranë 9 persona, duke përfshirë gjashtë fëmijë.

Izraeli ka kryer sulme ajrore pothuajse çdo ditë në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës ka kërkuar strehim nga bombardimet izraelite diku tjetër.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha diplomatëve perëndimorë këtë javë se ai synonte të vazhdonte një sulm tokësor në Rafah, pavarësisht paralajmërimeve se çdo sulm në qytet ka të ngjarë të shkaktojë shumë më tepër viktima civile dhe të përkeqësojë një krizë tashmë akute humanitare në të gjithë Gaza.

Zyrtarët ushtarakë izraelitë thonë se Rafah është bastioni i fundit i Hamasit në Gaza. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur sulmin ndaj Rafahut një “vijë të kuqe” nëse ndërmerret pa masa paraprake të mjaftueshme për të mbrojtur civilët.

/abcnews.al