Të paktën 42 janë vrarë në sulmet izraelite në distriktet al-Tuffah dhe al-Shati të Gazës, tha Ismail Al-Thaëabta, drejtori i zyrës së mediave qeveritare të Hamasit.
Një sulm izraelit në shtëpitë në al-Shati, një nga tetë kampet historike të refugjatëve të Rripit të Gazës, shkaktoi 24 viktima. 18 palestinezë të tjerë u vranë në një sulm ndaj shtëpive në lagjen al-Tuffah.
“Pak kohë më parë, avionët luftarakë të IDF-së goditën dy objekte të infrastrukturës ushtarake të Hamasit në zonën e qytetit të Gazës”, tha ushtria izraelite.
/abcnews.al