Forcat izraelite sulmojnë Gazën, 14 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

schedule09:17 - 27 Gusht, 2024

schedule 09:17 - 27 Gusht, 2024

Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 14 palestinezë në Rripin e Gazës, gjysma prej të cilëve fëmijë. Mbrojtja Civile tha se tre fëmijë dhe nëna e tyre u vranë në një sulm ajror të hënën vonë në lagjen Tufah të qytetit të Gazës.

Ndërsa tre të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Një tjetër sulm të hënën vonë goditi një ndërtesë në qendër të qytetit të Gazës, duke vrarë një fëmijë, tre gra dhe një burrë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

Në Gazën jugore, pesë persona humbën jetën, duke përfshirë një burrë, tre fëmijët e tij dhe një grua.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!