Forcat izraelite ka lëshuar një paralajmërim urgjent për evakuimin e banorëve në jug të Libanit, duke sinjalizuar mundësinë e operacioneve të reja ushtarake kundër objektivave të lidhura me Hezbollah.
Në njoftimin e publikuar, ushtria izraelite deklaron se është “e detyruar të veprojë” kundër asaj që e cilëson si shkelje të marrëveshjes së armëpushimit dhe sulme ndaj territorit izraelit nga Hezbollahu.
“Nga shqetësimi për sigurinë tuaj, ju bëjmë thirrje të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja sipas zonës së përcaktuar në hartën e publikuar”, thuhet në mesazhin e IDF-së.
Autoritetet ushtarake izraelite paralajmëruan gjithashtu se prania e civilëve pranë pozicioneve, objekteve apo elementëve të Hezbollahut mund të rrezikojë jetën e tyre në rast të operacioneve ushtarake.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!