Forcat britanike përfundojnë stërvitjet ushtarake në Ukrainë

schedule10:15 - 17 Shkurt, 2022

schedule 10:15 - 17 Shkurt, 2022

Britania ka përfunduar stërvitjet ushtarake në Ukrainë por disa forca ushtarake do të qëndrojnë në vend për të mbrojtur ambasadorin, sipas një deklaratë të ministrit të forcave të armatosura britanike, James Heappey.

Rikujtojmë se Britania ka furnizuar me armë mbrojtëse dhe forca ushtarake Ukrainën.

Heappey tha për BBC-në:  “Në Ukrainë do të qëndrojë vetëm një forcë e vogël ushtarake për mbrojtjen e ambasadorëve dhe ekipit të  tij. Përtej kësaj, të gjitha aktivitetet ushtarake përkrah ukrainasve kanë përfundur dhe ne e kemi bërë shumë të qartë se  Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfshihet në asnjë konflikt në Ukrainë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!