Dronët rusë që u përdorën në një seri sulmesh në Kiev të mërkurën në mëngjes ishin mjetet ajrore pa pilot që u nisën nga bregu lindor i Detit Azov, bënë me dije Forcat Ajrore të Ukrainës.
Deti i brendshëm i Azovit ndodhet midis kontinentit të Ukrainës në veri, Krimesë në perëndim dhe rajonit Kuban të Rusisë në lindje.
Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan shumë dronë të prodhuar nga Irani ndërsa Kievi u vu nën një breshëri sulmesh ruse që dëmtuan ndërtesat, tha më herët administrata ushtarake e kryeqytetit.
Sulmet nga raketat ruse dhe mjetet ajrore pa pilot (UAV), ose dronët, gjatë dy muajve të fundit kanë shkatërruar infrastrukturën kryesore në të gjithë Ukrainën.
/abcnews.al

