Forca e Vjosës shemb urën në Darzezë

schedule11:44 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 11:44 - 3 Dhjetor, 2017

Në Darzezë të Fierit, ura që lidh dy pjesë të fshatit me rrugën kryesore është shembur, për shkak të fuqisë së prurjeve të lumit Vjosë. Rreth 200 familje rezultojnë të izoluara. Ndërkohë, batalioni i Xhenios i Forcave të Armatosura, ka nisur punën për ndërtimin e një ure provizore.

Lumi Vjosë ka shëmbur urën në Darëzezë të Fierit. Dy pjesët e fshatit e kanë të pamundur të lidhen pa të.
Më e rënduar situata paraqitet për 200 familjet e izoluara.
Banorët thonë se nuk i shohin për herë të parë këto përmbytje. Edhe këtë herë lumi i ka marrë gjithçka.
Forcat e Armatosura dhe Policia mësohet se janë në gatishmëri duke monitoruar situatën, ndërsa ushtria ka bllokuar hyrjen në urë, për të mos lejuar kalimin e mjeteve, që do të paraqiste rrezik shumë të lartë. Ndërkohë ka nisur puna përndërtimin e një ure provizore nga batalioni i Xhenios i Forcave të Armatosura.
Ura e shembur në Darëzezë do të riparohet vetëm pasi të tërhiqet Vjosa. Kjo e fundit ka ulur forcën e vërshimit që prej mesnatës së të shtunës. Në Ferras, Kashisht dhe Frakull uji është tërhequr dhe banorët e evakuuar po rikthehen në banesat e tyre. Në anën tjetër të fshatit, 4000 ha tokë dhe dhjetëra banesa në Hoxharë janë nën ujë./abcnews.al

 

https://youtu.be/2wzStyVkHw4

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!