Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Integrimi do rrisë vlerën e pronave”, Rama: Pozitive, 94 për qind e shqiptarëve kanë shtëpitë e tyre

schedule19:33 - 26 Shtator, 2025

schedule 19:33 - 26 Shtator, 2025

Tiranë- Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian do të rrisë edhe vlerën e pronave. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së “Forbes Global Properties”, e cila hapi dyert në Shqipëri.

“Të gjithë duhet t’i shohin pasuritë e paluajtshme në Shqipëri si një mundësi e jashtëzakonshme dhe një investim i madh sepse për 4 a 5 vjet, ne do të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe historia e anëtarëve të rinj na tregon që vlera e pasurive të paluajtshme pëson një rritje dyfish, tha ai.

Rama tha se Shqipëria është kthyer në një destinacion të pasurive të paluajtshme, duke bërë që pronat e shqiptarëve të marrin më shumë vlerë.

“Çfarë do të thotë se në një vend që ka përqindjen më të madhe të shtëpive që zotërohen nga njerëzit, 94% është përqindje e jashtëzakonshme. Flasim shtëpi me pronësi, që njerëzit i kanë në pronësi.  Është diçka e jashtëzakonshme që vlera e shtëpisë, e banesës si pasuri të rritet në të tillë mënyrë, kështu që është diçka shumë pozitive.

Pastaj, pyetja se si do të trajtojmë nevojën për strehim të përballueshëm është mjaft legjitime, por nuk nënvlerëson, përparimin e jashtëzakonshëm dhe ndryshimin e madh që po përjetojmë sa i takon vlerës së pasurisë së paluajtshme”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!