“Fondi për komunitetin”, Veliaj: Kemi transformuar 50 pallate

schedule13:30 - 16 Gusht, 2019

schedule 13:30 - 16 Gusht, 2019

50 pallate në Tiranë kanë ndryshuar pamje përmes fondit për komunitetin. Kryebashkiaku Erion Veliaj premton shumëfishim të mbështetjes së bashkisë për të tilla investime, gjatë mandatit të tij të dytë.

Banorët e këtij pallati në rrugën “Thanas Ziko” në Tiranë i kanë dhënë një pamje të re shtëpive të tyre duke aplikuar pranë bashkisë për rehabilitimin e ndërtesës.

“Sot e çojmë në 50 projekte të tilla, aq sa kemi bërë kënde lojërash në çdo lagje. Pra, pallatet janë veshur me kapotë, janë sistemuar e rregulluar.”

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj premton shumëfishim të fondeve për investime të tilla gjatë mandatit të dytë, por që qytetarët të përfitojnë prej tyre duhet të bëhen bashkë.

“Këto 50 pallate mund t’i bëjmë 500. Thirrja ime është për të gjithë administratorët, jo vetëm ata që kanë aplikuar njëherë, por edhe ata që ndoshta që sapo janë zgjedhur, të vijnë pranë bashkisë dhe ne jemi gati t’i financojmë, të dyfishojnë ato para që mblidhen, qoftë për veshje kapot, qoftë për një ashensor të ri, qoftë për panele diellore apo për çdo sistemim tjetër të territorit”.

Veliaj synon që në mbyllje të mandatit të dytë çdo pallat në Tiranë të jetë rehabilituar./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!