Fondi i komuniteteve, një tjetër bllok pallatesh “del në dritë” në njësinë 5

schedule15:39 - 13 Gusht, 2019

schedule 15:39 - 13 Gusht, 2019

 

Bashkëpunoni që investimi t’ju ketë duk. Këtë thirrje kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ja drejton banorëve të pallateve në kryeqytet me qëllim që të përfitojnë nga Fondi për Komunitetin.

Fasadat e këtyre pallateve në bllokun e banimit në kryeqëzim të rrugëve “Dhimiter Shuteriqi” dhe  “Ndrek  Luca” në Tiranë janë rikonstruktuar falë bashkëpunimit të banorëve dhe bashkisë.

 “Është një ditë përvëluese vere, e megjithatë është akoma më i mirë lajmi që një bllok i tërë pallatesh ka dalë në dritë falë kontributit të qytetarëve. Njiheshin si pallatet e Arabit, ishin një njollë turpi në urbanistikën e Tiranës, të bëra në vitet e rrumpallës, vitet ’90, pa plan, pa urbanizim, pa ashensorë, pa kanalizime, pa infrastrukturën e nevojshme”, tha Veliaj.

Nga Fondi i Komunitetit i Bashkisë së Tiranës mund të përfitonin nëse bashkëpunoni me njëri tjetrin.

“Ndonëse mund të jenë pallate të kohës së vjetër, janë pronë private, pra janë privatizuar diku nga viti ‘93-‘94, ndaj të gjithë duhet të kuptojnë që administrimi i përbashkët nënkupton që secili me vullnet të lirë bashkon pronën e vet me të tjerët, për t’u siguruar që e përbashkëta është diçka që i sjell vlerë asaj që është e përvetshme dhe private. Duhet që të gjejnë gjuhën e përbashkët në mënyrë demokratike, që investimi të ketë duk” , tha kryebashkiaku.

Kryebashkiaku vlerësoi kontributin e administratorëve të pallateve  për rolin e tyre si ndërmjetës mes komunitetit dhe bashkisë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!