15 ditë para hapjes së aplikimeve për të përfituar mbështetje financiare nga fondet e Bashkimit Europian ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi deklaroi se kjo është mbështetja më e madhe për bujqësinë në 30 vitet e fundit. Në një takim me fermerët e Qarkut të Tiranës Peleshi shpjegoi masën e subvencionit sipas investimeve që kryhen.
Të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në agroturizëm apo në ferma mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare nga projekti i Bashkimit Europian për bujqësinë. Aplikimet nisin nga 30 nëntori i ketij viti deri në fundin e janarit të vitit që vjen pranë zyrave të Agjencise për Zhvillimi Bujqësor dhe Rural. Paraprakisht Ministria e Bujqësisë dhe Zhivllimit Rural ka nisur informimin e fermerëve.
“Masa e parë që mbështetet nga IPARD-I, janë ivnestimet në femrë, në bujqësi edhe blegtori, mbështeten investime në vlerën nga 10 000 deri në 500 000 euro, në masën minimalisht 60%. Parimisht mund të fitojnë edhe fermerët e vegjël, çështja është që sado i vogël të jetë ky investim, duhet të arrihet standardi i kërkuar.”
Deri në 50% të vlerës së investuar përfitojnë të gjithë ata që lëvrojnë nga 25 mijë deri në 2 milionë euro për të ndërtuar stabilimte të përpunimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale. Sa i përket investimeve në agroturizëm ato mbështeten me 65% të financimit nëse shkojnë nga 10 mijë deri në 400 mijë euro.
“Masa më fantastike është masa e tretë, diversifikimi i ekonomisë në fshat, atje kemi mundësi të mbështesim biznese jo konvencionale, jo një femrë bujqësore apo një fermë blegtorale, por cdo lloj biznesi në fakt që mbështetet në fshat”.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nxiti fermerët e Qarkut të Tiranës të aplikojnë pasi sipas tij programi IPARD është mbështetja më e madhe për bujqësinë në 30 vitet e fundit. /abcnews.al