Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fonde për linjat e fluturimit me Diasporën/ Ekspertët në Kosovë: Tjetër tentativë e Kurtit për të blerë vota

schedule17:10 - 27 Maj, 2026

schedule 17:10 - 27 Maj, 2026

Pas 100 eurove për disa shtresa në nevojë dhe studentët në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, qeveria në detyrë e Kosovës merr një tjetër vendim.

Ajo ka ndarë mjetet buxhetore në shumën prej dy milionë euro, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që i shërbejnë diasporës.

Ky vendim i ekzekutivit është shoqëruar me kritika.



Ekspertet e ekonomisë e konsiderojnë atë një tjetër tentativë për të sjellë me lehtësi diasporën në Kosovë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi tha se Kurti ka vendosur të blejë bileta për votuesit me taksat e qytetarëve të Kosovës edhe pse sipas tij udhëtimet ajrore në Kosovë kanë shënuar rritje dhe fitime rekord në vitin 2025.

Subvencionimi i biletave të avionit për diasporën që jeton në Gjermani e Zvicër po lexohet edhe si një marrje e parave të njërës prej shoqërive më të varfra në Europë për të ulur çmimin e biletave të qytetarëve që jetojnë në ekonomitë më të pasura të botës.

Votat e Diasporës janë të lakmueshme nga të gjitha subjektet politike në Kosovë. Tubimi i fundit me ta u mbajt në Zvicër.

Diaspora ka nisur të votoj që prej 21 majit dhe ka kohë për të dorëzuar votën e saj deri më 6 qershor, ndërsa ata që janë regjistruar për të votuar fizikisht pritet të mbërrijnë në Kosovë në 7 qershor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!