Fondacioni Nobel rriti pjesën monetare të çmimit me një milion korona

schedule12:21 - 15 Shtator, 2023

schedule 12:21 - 15 Shtator, 2023

Fituesit e çmimeve Nobel të këtij viti do të marrin një shtesë prej 1 milion korona suedeze (rreth 84,000 euro), e cila do të rrisë çmimin total financiar në 11 milion krona (920,000 euro), njoftoi Fondacioni Nobel, i cili administron çmimet.

Paratë e çmimeve kanë shkuar lart e poshtë vitet e fundit dhe anëtarët e komitetit të çmimeve thanë se shuma po rritej këtë vit për të pasqyruar pozitën më të fortë financiare të fondacionit.

Në vitin 2012, fondi i çmimeve u reduktua nga 10 milionë korona në tetë milionë, pasi Fondacioni u përpoq të forconte financat e tij. Shuma e çmimit u rrit në nëntë milionë në vitin 2017, dhe në 10 milionë në vitin 2020, shuma që ishte para 2012.

Gjatë 10 viteve të fundit, krona suedeze ka humbur rreth 30 për qind të vlerës së saj kundrejt euros, që do të thotë se rritja e fundit në vlerën e çmimit nuk do t’i lërë fituesit jashtë Suedisë të ndjehen shumë më të pasur.

Në vitin 2013, çmimet për arritje në shkencë, letërsi dhe paqe, të cilat u dhanë për herë të parë në vitin 1901, kapin vlerën e rreth 1.2 milionë dollarëve, pavarësisht uljes së shumës në monedhën suedeze në tetë milionë krona.

Çmimi Nobel për Fiziologji ose Mjekësi është i pari i çmimeve të këtij viti dhe do të shpallet më 2 tetor, pasuar nga çmimet për fizikë, kimi, letërsi dhe paqe në ditët në vijim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!