Gjatë një takimi me Ministren e re të Arsimit, mësuesit e Beratit i kanë propozuar krijimin e një fondi të vecantë në buxhet për nevojat e shkollave. Manastirliu njoftoi se ministria e arsimit po harton një program për të mbështetur nxënësit që zgjedhin profesionet.
Mësuesit në Berat i sugjeruan ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu lëvrimin e një buxheti të veçantë për t’u përdorur për nevojat e shkollave.
Gjatë bashkëbisedimit me mësuesit e shkollës 9 vjeçare “Xhemal Çekini” të Uznovës ministrja e Arsimit tregoi se ministria po harton një program për të mbështetur nxënësit që zgjedhin arsimin profesional.
“Jemi duke hartuar një program të madh ndërgjegjësimi përsa i përket zbulimi të talentit dhe prirjeve të fëmijët kur ato kanë prirje për zanat për profesion apo talente të cilat duhen identifikuar që në moshë të hershme”
Manastirliu kërkoi bashkëpunimin e nxënësve, prindërve, mësuesve dhe drejtorive arsimore në rrethe me qëllim pasurimin e kurrikulës shkollore.