“Foltorja u krijua nga Berisha për të gjunjëzuar PD”, Zekthi: Lëvizje të tilla autoritare nuk mund të jenë fituese

schedule19:36 - 17 Mars, 2023

schedule 19:36 - 17 Mars, 2023

 

Politologu, Fitim Zekthi ka qenë i ftuar në “Edicionin Qendror” në ABC News me gazetarin Juli Krisafi, ku ndër të tjera tha se “Foltorja” u krijua nga Berisha për të gjunjëzuar Partinë Demokratike që ta merrte atë nën kontroll dhe të mbrohej nga ajo që i bëri SHBA.

Ai shtoi “Foltorja” është një lëvizje autoritare dhe lëvizje të tilla kanë mbështetës, por asnjëherë shumicë, e nuk mund të jenë fituese.

“Dua të jem i sinqert, “Foltorja” u krijua nga Berisha për të gjunjëzuar PD që ta marrte atë nën kontroll për t’u mbrojtur nga ajo që i beri qeveria amerikane.

Po të mos ndodhte në momentin që Basha e hoqi nga partia, do flisnim ndryshe.

Nuk ka mundësi që në 15 vite dikush të jetë i mirë dhe në një moment të caktuar të bëhet i keq. Nuk ka mundësi që politikanët që e kanë drejtuar këtë vend në gjithë këto vite  të dalin dhe të thonë që tani do ta bëjmë këtë vend, nuk është e drejtë.

Berisha pretendon të drejtën supreme, nëse ti nuk e pranon atë që thonë ata, ti je armik. Kjo është një gjuhë e vjetër, janë lëvizje autoritare, dhe lëvizje të tilla nuk mund të jenë fituese.

Jemi në këtë moment dhe duhet që ajo që ka ndodhur të lihet pas dhe të kuptohet që vendi ka nevojë për opozitë të vërtetë.

Njerëz që kanë qenë për vite pjesë e “Foltores” tani po shajnë PD, kjo nuk ka kuptim.

Ne jemi vend me demokraci të shkatërruar dhe në këto vend një politikan i keq rrinë gjatë në pushtet, në një vend me demokraci një politikan i mirë rri gjatë në pushtet.

Duhet të vijë një moment që të kuptojmë që ku vend ka nevojë për diçka ndryshe”, tha Zekthi.r.t/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!