“Foltorja rrëmujë në Kuvend”, Çollaku: Kjo situatë ndihmon Ramën, nuk sjell asnjë rezultat për opozitën

schedule13:27 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 13:27 - 5 Dhjetor, 2023

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se rrëmuja që Rithemelimi shkakton në seancat plenare, nuk i vijnë në ndihmë opozitës.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çollaku u shpreh se kjo situatë po i vjen në ndihmë kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, po i kalon ligjet n♪7 Kuvend pa debat,.

Çollaku deklaroi se mbështet kërkesën për ngritjen e komisioneve hetimore, por i duket irracionale, t’i kërkosh kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të përcaktojë se kush është drejtuesi i Partisë Demokratike dhe se kush e drejton Grupin Parlamentar të kësaj force politike.

“Ne mbështesim pa asnjë rezervë kërkesën thelbësore, ajo e ngritjes së komisioneve hetimore. Ne, deputetët e PD kemi mbështetur, firmosur kërkesat, jemi në mbështetje të asaj kërkese. Kjo është pjesa kryesore. Kërkesat e e tjera në lidhje me drejtimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në vlerësimin tonë, duket irracionale. Aftësinë, të drejtën për të drejtuar Grupin parlamentar nuk e ka as Edi Rama, as Lindita Nikolla. E ka të pamundur. PD ka një drejtues, ka një përfaqësues në parlament. Nikolla nuk mund të përcaktojë se kush e drejton PD dhe Grupin parlamentar të PD, pa shkelur ligjin.

Mbështesim kërkesën për komisionet hetimore, kërkesat e tjera janë abuzive. Kërkesa për komisionet hetimore është e ndershme. Kërkesa ndaj Nikollës është e pandershme. Jemi skeptikë, është një lëvizje pa rezultat. Përshtypja ime është që një kauzë e tij po ndihmon më shumë Edi Ramën. Kaloi ligje, buxhetin pa debatuar, rrezikon të kalojë marrëveshjen me Melionin pa debatuar. Ligjet kalojnë siç do Edi Rama. Në thelb, përfituesi i saj është Edi Rama. Nuk është një rrugë që të çon në sukses. Është  e pandershme t’i kërkosh Edi Ramës dhe Lindita Nikollës të përcaktojë se kush është kryetari i PD”, theksoi ai./abcnews.al