“Fokus te revolucioni digjital”, Rama: Çdo proces me teknologji apo jo duhet të bazohet te disa kritere

schedule10:33 - 3 Tetor, 2023

schedule 10:33 - 3 Tetor, 2023

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në një diskutim me sipërmarrjen mbi nismën e re të qeveris për një rishikim tërësor të procedurave administrative dhe shkurtimit të hallkave burokratike që do të çojnë në një përmirësim të klimës së biznesit.

Rama ndër të tjera tha se fokusi i buxhetit të këtij viti do të jetë padyshim revolucioni digjital.

Po ashtu Rama shtoi se ka nisur një punë shumë inovative me microsof për inteligjencën artificiale, që të lehtësoje procese të caktuar, nisur nga procesi i prokurimeve publike.

Në fund, kryeministri theksoi se çdo proces me apo pa teknologji duhet të bazohet në disa kushte dhe kritere.

“Ne ndërkohë ne po vazhdojmë punën edhe tani që jemi në fazën e diskutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm, do të vendosim më shumë fokus te revolucioni digjital, duke rritur kapacitetet dhe duke shtuar shërbimet e reja. Kemi nisur edhe një punë shumë inovative, me asistencën direkt të microsoftit për inteligjencën artificiale, që do të na lehtësojë ne procese të caktuara, duke nisur nga procesi i prokurimeve publike.

Ne jemi besimplotë që brenda këtij mandati do të kemi një sistem tjetër të prokurimeve publike, më sa më shumë komponent digjital dhe sa më pak njerëzit.

Po ashtu kemi ecur para me SHA, që do të bëjë të gjithë procesin e blerjeve të përqendruara. Do të jetë një shoqëri publike, që do të ketë shumë më tepër akses dhe llogaridhënie.

Besoj sidoqoftë me teknologji, pa teknologji kjo që po diskutojmë sot është themelore, sepse cdo proces me teknologji apo jo do të bazohet te kushtet dhe kriteret” tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!