Ku do të përqendrohen investimet në energji? Karakaçi: Fokus do jenë pikat turistike bregdetare dhe malore

schedule20:18 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 20:18 - 1 Dhjetor, 2023

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” me gazetaren Genta Dobra u pyet edhe për investimet. Ai theksoi se një vëmendje e madhe për investime do të jenë zonat bregdetare nga veriu në jug por edhe zonat malore turistike, si Thethi dhe Valbona.

“Nga momenti i shpalljes së emergjencës për furnizimin e energjisë elektrike, gjendja në furnizim përkoi me gjendjen e krizës energjetike dhe në atë kohë për shkak se ishte e nevojshme që paratë të çoheshin për mirëmbajtjen e klientëve, kompanitë stoponin investimet. Ka pasur investime të pakta në 2023 për të mbajtur nivelin ekonomik të sektorit të balancuar. Duke pasur një nivel të kënaqur arkëtimesh dhe të uljes së humbjeve, viti 2024 të na gjejë me një plan investimesh që të na sigurojë vitin që vjen me një nivele të lartë edhe humbjesh edhe…

Fokusi jonë është në të gjithë Shqipërinë por do të ketë vëmendje të shtuar në zonat bregdetare, dhe shkojmë në Durrës dhe në jug. Ka disa investime të rëndësishme në Palasë, Himarë të një projekti me qeverinë italiane që ishte stopuar prej vitit 2017 por ashtu parashikojmë investime në Orikum. Fokus do të jenë edhe zonat turistike në veri. Që në këtë vit ka filluar një investim në Theth, linja e Thethit ka 129 km linjë ajrore. Unë e di se ato zona kanë ankesa për cilësinë e shërbimit po ka investime si në Valbonë dhe Theth, që vitin pasardhës të gjenden me një cilësi të mirë shërbimi.”, u shpreh ai./abcnews.al