Fokus dialogu Kosovë-Serbi, Dendias nesër në Prishtinë

schedule16:13 - 11 Mars, 2023

schedule 16:13 - 11 Mars, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, nesër më 12 mars do të kryejë një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të zhvillojë fillimisht një takim “kokë më kokë” me presidenten, Vjosa Osmani.

Më pas ai do të pritet edhe nga kryeministri, Albin Kurti, më këtë të fundit që do të konsumojë edhe drekën .

Në fund, Dendias, do të takohet edhe me homologen e tij kosovare, Doniks Gërvalla.

“Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.r.t/abcnews.al