Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Fofana nuk qëndron gjatë në “Stamford Bridge”, “bomberi” afrikan huazohet në La Liga

schedule16:36 - 11 Janar, 2024

schedule 16:36 - 11 Janar, 2024

Pas paraqitjeve të shkëlqyera, te “gjigantët” e futbollit norvegjez, Molde, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, David Datro Fofana hodhi hapin e madh, në karrierë, duke u transferuar te “Blutë” e Chelsea, në Premier League, me këta të fundit, që derdhën në arkat e “vikingëve” plot 12 milionë euro, për 20-vjeçarin.

Asokohet shihej si një zëvendëseus i “bomberit” të Kombëtares sonë, Armando Broja, i cili pësoi dëmtimin katastrofik vetëm 1 javë para transferimit të Fofana dhe me rikthimin e “legjionarit” në fushë, sulmuesi afrikan u huazua drejt skuadrës së Union Berlin, në kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga.

Mirëpo, në Gjermani, 21-vjeçari nuk arriti të shkëlqente, teksa në 17 paraqitjet e zhvilluara me kryeqytatisti arriti të shënonte vetëm 2 gola, si dhe të dhuronë vetëm 1 asist, shifra këto të pakënaqshme që shtynë klubet të ndërprisnin marrëveshjen e huazimit, me talentin nga Bregu i Fildishtë, që u rikthye këtë të enjte, në Londër, megjithatë nuk ka ndërmend të qëndrojë gjatë aty.



Duke përfituar dhe nga merkato e janarit, që prej 10 ditësh është e hapur, “Blutë” e Chelsea kanë vendosur ta huazojnë sërish sulmuesin e talentuar, kësaj radhe në La Liga deri në fundin e këtij sezoni, aty ku e kërkonin “Andaluzianët” e Sevilla, me shpresën, që te këta të fundit, Fofana t’i rikthehet formës së mirë, që kishte te Molde, ku arriti të shënojë 24 gola e të dhurojë 10 asistime, në 65 përballje. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!