FNSH, RENEA dhe Policia aksion “blic” në disa qytete, kontroll në shtëpinë e rivalëve të Vis Martinajt

schedule08:11 - 17 Maj, 2024

schedule 08:11 - 17 Maj, 2024

SHQIPËRI- Forcat RENEA, FNSH dhe Operacionalja përgjatë orëve të pra të mëngjesit të së premtes po zhvillojnë një aksion masiv, i cili është shtrirë në Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka, raporton se kontrollet janë bërë edhe tek banesa e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

Dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka njihen si rivalë të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për shkak të përplasjeve dhe vrasjeve të ndodhura mes anëtarëve të grupeve të tyre ndër vite.  Leonard dhe Elis Duka akuzohen për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko.

Ish-polici u qëllua ne makinën e tij me 4 plumba më 27 gusht të 2019, rreth orës 21:25 në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, në afërsi të zonës së Xhamllikut.

Kontrolle në Fushë-Krujë

Gjatë natës operacioni policor në Fushë-Krujë është bërë në fshatrat Larushk dhe Nikël. Ende nuk dihet objektiv i këtij aksioni, por sipas burimeve, një ndër banesat e kontrolluar është ajo e Albert Zajës në Larushk i dënuar me 19 vjet burg për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Kontrolle në Vlorë

Gazetari i ABC News, Elton Nika, raporton se policia ka kryer kontrolle me urdhër të SPAK edhe në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve, janë kontrolluar dy banesa në qytetin e Vlorës. Kontrollet janë kryer prej orëve të para të mëngjesit për persona te shpallur ne kërkim ose me precedentë penalë.

Për këtë operacion pritet të jepen detaje në vijim nga Policia e Shtetit./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!