Gëzim Sinomati 23-vjeç është ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë, pranë poliklinikës së qytetit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Vlorës ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë në zonë.
Gazetari Elton Nika tha për “ABC” se hetimet vijojnë dhe se nuk përjashtohen as konfliktet që i riu mund të ketë pasur.
23-vjeçari ka jetuar në Belgjikë dhe kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Ndërkohë nga informacionet parapake dyshohet se është qëlluar nga një distancë e largët, me snajper.
/abcnews.al/