Një operacion antidrogë është zhvilluar në rrethin e Krujës gjatë ditës së stome ku janë zbuluar rreth 900 rrënjë kanabisi. Raportohet se në aksion kanë marrë pjesë efektivë të policisë së Krujës si dhe disa grupe të FNSH.
Operacioni konkretisht është fokusuar në fshatin Shkozë Bardhë, ku është konstatuar edhe sera me 900 rrënjë kanabisi. Deri më tani raportohet për dy të shoqëruar ndërsa më vonë pritet të ketë dhe arrestime. /abcnews.al/