FMN optimiste për të ardhmen e ekonomisë shqiptare

schedule14:08 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 14:08 - 14 Dhjetor, 2017

Ekonomia është në rritje dhe e ardhmja e saj në shqipëri është optimiste.Është ky vlerësimi i  bordit ekzekutiv të fondit monetar ndërkombëtar pasi përfundoi Konsultimet me Shqipërinë për Nenin IV për vitin 2017.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3.4 për qind në vitin 2016 dhe vazhdon të forcohet, duke përfituar nga rritja e kërkesës së brendshme, investimet e huaja direkte të drejtpërdrejta të lidhura me energjinë dhe një rimëkëmbje e partnerëve kryesorë tregtarë të BE”.

Deklarata e publikuar këtë të enjte rendit edhe kërkesat e FMN-së ndaj qeverisë.Kjo e fundit duhet të jetë më e qartë në planet e saj për të ulur borxhin dhe  të frenohet nga ulja e taksave dhe zbatimi i politikave preferenciale të taksave.

Përsa i përket Konsolidimit të sistemit bankar FMN ka kërkuar që kandidatët për licenca të reja bankare duhet të kenë përvojë të përshtatshme bankare dhe të shmangin konfliktet e interesit.

Dobësitë fiskale dhe financiare janë ulur gjatë katër viteve të fundit. Megjithatë, ka sfida, që nga niveli i lartë i borxheve publike dhe nevojave të financimit, kredive me probleme, dhe dobësive institucionale të përhapura që pengojnë investimet. Mandati i qartë i qeverisë së re pas fitores zgjedhore në qershor, perspektiva e favorshme ekonomike dhe perspektivat për hapjen e negociatave të pranimit në BE ofrojnë një mundësi për të rifilluar zbatimin e axhendës së reformave. Objektivat kryesore të politikës në këtë moment janë ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe financiar dhe thellimi i reformave strukturore dhe institucionale për të përshpejtuar ritmin e konvergjencës”.

Sipas vlerësimit të bordit të drejtorëve është rënë dakord që trajtimi i pengesave strukturore ndaj konkurrencës mbetet çelësi për arritjen e rritjes më të shpejtë. Ata përshëndetën progresin e arritur në zbatimin e reformës strukturore dhe theksuan nevojën për të avancuar më tej reformat institucionale në fusha të tilla si gjyqësori, të drejtat pronësore dhe anti-korrupsioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!