Fluturoi drejt Spanjës për firmën me Atletico Madrid, Moise Kean nuk kalon vizitat mjekësore me klubin bardhekuq

schedule13:56 - 30 Janar, 2024

schedule 13:56 - 30 Janar, 2024

Transferimi i Moise Kean, sulmuesit të Juventusit, në formë huazimi tek Atletico Madrid është një hap larg dështimit. Ditën e hënë, sulmuesi italian ishte në Madrid për të kryer vizitat e tij mjekësore me klubin spanjoll. Moise Kean e dëhsironte shumë këtë transferim pasi kërkon të luajë më shumë dhe të ketë mundësinë të luajë në Euro 2024 me Italinë, por transferimi ndoshta nuk do të ndodhë.

Kjo pasi pas ekzaminimeve mjekësore u diskutua për riatletizimit të mundshëm të sulmuesit të Juventusit. Sipas vlerësimeve të mjekëve, do të duheshin disa javë përta rikthyer atë në gjendje të mirë, pasi kishte një muaj e gjysmë jashtë fushës. Prandaj, Atletico Madrid e gjykoi se faza e rikuperimit për Kean ishte shumë e gjatë.

Kean do të kthehet në Torino në orët e ardhshme, megjithëse nuk është e sigurt nëse ai do të qëndrojë te Juventus, pasi ndoshta ndonjë klub do të ishte i gatshëm ta merrte edhe pse jo në gjendje të plotë të rikuperuar./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!