Fluksi i emigrantëve të paligjshëm/ Biden mbyll kufirin me Meksikën

schedule09:16 - 5 Qershor, 2024

schedule 09:16 - 5 Qershor, 2024

SHBA do të mbyllë kufirin me Meksikën për emigrantët e paligjshëm, pasi presidenti Joe Biden njoftoi ashpërsimin e politikës amerikane të imigracionit pesë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti demokrat, 81 vjeç, i cili do të kërkojë rizgjedhjen më 5 nëntor kundër republikanit Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për këtë çështje të martën.

Vendimi u heq të drejtën e azilit emigrantëve që hyjnë ilegalisht në territorin amerikan, gjithashtu lehtëson dëbimet në Meksikë, me disa përjashtime.

Presidenti amerikan siguroi se masat e reja do të lejojnë “rimarrjen e kontrollit” në kufi me Meksikën.

Masat e shpallura do të ndihmojnë gjithashtu “të rivendosin rendin në procesin” e menaxhimit të kërkesave për azil, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke siguruar se administrata e tij do të vazhdojë të përmbushë “të gjitha detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar”.

Azilkërkuesit do të lejohen të rihyjnë pasi numri i tyre të bjerë në nivelin e 1500 në ditë, sipas presidencës amerikane.

Njoftimi erdhi një ditë pas zgjedhjeve në Meksikë, në të cilat Claudia Sheinbaum, gruaja e parë që u bë kryetare e shtetit, fitoi, një zhvillim i mirëpritur nga Uashingtoni.

Presidenti amerikan ka uruar sërish Meksikën në një bisedë telefonike me homologun e tij në largim Andres Manuel Lopez Obrador, duke theksuar bashkëpunimin dypalësh, duke përfshirë edhe emigracionin.

Sondazhet sugjerojnë se çështja e imigracionit mund të rrisë shanset e Joe Biden për t’u rizgjedhur në nëntor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!