Asambleja Parlamentare e OSBE –së u ka bërë thirrje autoriteteve të Bjellorusisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë që të bashkohen për të siguruar shërbimet e domosdoshme për njerëzit e bllokuar në zonën kufitare mes vendeve të tyre.
Kryetarja për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Humanitare është shprehur se pavarësisht mënyrës se si këta njerëz kanë mbërritur në këto zona kufitare, është detyrë e secilit shtet që t’i mbrojë ato.
“Ne nuk mund të lejojmë që burrat dhe gratë, fëmijët të vuajmë në kushte të rënda në pyll, dhe të përdoren si pengje politike”, është shprehur më tej ajo.
Një thirrje kishte edhe për Poloninë që të respektojë të drejtën e emigrantëve për tu strehuar.
“Ne i bëjmë apel autoriteteve polake që të heqin gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që të lejojnë ofrimin e ndihmës humanitare dhe juridike për këta persona,” theksoi Michael Link, nënkryetar i Komitetit për të Drejtat e Njeriut.
Që nga fillimi i gushtit Polonia, Letonia dhe Lituania janë përballur me një fluks dramatik të emigrantëve të paligjshëm nga Iraku, Irani, Afganistani dhe Jemeni.