Fluks pasagjerësh në Rinas/ Malaj: Priten rreth 12 milionë turistë gjatë këtij viti

schedule15:47 - 5 Korrik, 2025

schedule 15:47 - 5 Korrik, 2025

Shqipëria parashikohet të presë rreth 12  milionë udhëtarë vetëm nga ajri gjatë këtij vitit.Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi nëDegën Doganore në Rinas ku theksuan se , turizmi ka peshë të rëndësishme në rritjen ekonomike dhe në punësim. Objektiv kryesor gjatë këtij vitit  është  procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit.

 Fluksi i pasagjerëve ka patur një rritje dhe në fillim të muajit qershor, numri ka arritur në rreth 44 mijë pasagjerë brenda ditës, ndërsa numri i fluturimeve në 250 të tilla. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!