Fluks në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, mbi 200 persona në ditë kërkojnë ndihmë

schedule15:13 - 13 Korrik, 2021

schedule 15:13 - 13 Korrik, 2021

Nga Ema Shazivari 

Mostrajtimi shëndetësor gjatë periudhës së izolimit, ka përkeqësuar gjendjen e shëndetësorë të të sëmurëve kronikë.

Kjo reflektohet edhe në rritjen e urgjencave në shërbimin e sëmundjeve të brendshme gjatë kësaj periudhe të lehtësimit të masave.

Shefi i urgjencës, Eqerem Hasani thotë për “ABC” se prej javësh ka një rritje të ndjeshme të urgjencave mjekësore.

Nga 75 raste që paraqiteshin gjatë kohës së izolimit, aktualisht ka mbi 200 persona në ditë që kërkojnë ndihmë.

“Para së të fillonte vala e të nxehtit ne kishim pacientë me sëmundje kronike të cilët kishin akumuluar probleme të mjaftueshme, nga frika për të mos ardhur në spitalet Covid. Sapo u çliruan nga frika filloi edhe vërshimi në spital dhe nga 50 apo 70 që kemi pasur në ditë ka shkuar në 180-220. Ndoshta edhe temperaturat e larta kanë ndikuar dhe në këtë periudhë kemi shtim të rasteve”, tregon ai.

Përballë këtij fluksi, mjeku ngre shqetësim ezaurimin e shtretërve.

“Si mjek ne i kemi kapacitetet, por si hapësira akomodimi jemi të kufizuar “, thotë ai.

Patologjitë më të shpeshta janë ato të veshkave, diabetit dhe problemet kardiake.

Për sa i përket moshave të reja, më së shumti paraqiten me gjendje ankthi apo viroza të stinës. /abcnews.al/