DURRËS-Kjo javë ka shënuar një fluks të lartë pasagjerësh në hyrje në pikën kufitare të Portit të Durrësit.
Mbi 25 mijë pasagjerë të ardhur me tragetet e linjës Durrës-Bari kanë hyrë nëpërmjet kësaj pike kufitare.
Sipas statistikave të Policisë Kufitare, në pesë ditët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 1800 automjete.
Po ashtu, ka nisur fluksi edhe ne dalje, duke marrë parasysh se një pjesë e emigrantëve pas mbarimit të pushimeve janë kthyer në vendet e tyre të punës./abcnews.al