Në 24 orët e fundit nga pika kufitare e Muriqanit kanë hyrë në vendin tonë mbi 9 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Për të përballuar fluksin janë shtuar sportele nga pala shqiptare dhe ajo malazeze.
Ky është Muriqani të shtunën. Pika kufitare po përballet me fluksin më të lartë të udhëtarëve për këtë sezon.
2 sportele të tjera shtesë u hapën nga pala shqiptare dhe ajo malazeze për të shmangur qëndrimin e gjatë të qytetarëve në kufi.
Pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë shqiptarë që kthehen në atdhe për pushime dhe turistë të huaj.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë përmes pikës kufitare të Muriqanit kanë hyrë 1005 shtetas shqiptarë dhe 8900 shtetas të huaj.
Ndërsa kanë dalë 913 shtetas shqiptarë dhe 5832 shtetas të huaj. Ditët në vazhdim, ky fluks pritet të jetë edhe më i lartë. /abcnews.al