Fluks makinash në Lezhë, policët lëvizje të detyruar për shoferët

schedule13:06 - 7 Gusht, 2018

schedule 13:06 - 7 Gusht, 2018

Në Lezhë policia rrugore po përballet me një situatë të rënduar të qarkullimit. Fluksi i mjeteve ka bërë që radhë të gjata të krijohen nga hyrja e Lezhës deri në dalje të saj, por edhe në rrethrrotullimin e Shëngjinit.

Në qytetin e Lezhës makinat lëvizin vetëm në atë drejtim që të tregon polici. Për të menaxhuar trafikun rrugorët u sugjerojnë shoferëve lëvizje të detyruar.

Krijimi i një unaze në qytet është zgjidhja e vetme, që qarkullimi të funksionojë normalisht. Hyrja dhe segmenti deri tek rreth rrotullimi i hyrjes së Shëngjinit ka edhe problematikën më të madhe.

Nga ora 9:00 deri në orën 11:00 rrugët e Lezhës janë vështirësisht të kalueshme për shkak të trafikut që krijohet. Në mbrëmje situata rëndohet edhe tek kryqëzimi i Shëngjinit.

Për t’ju shmangur kaosit policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të minimizojnë lëvizjen përgjatë orarit të pikut të trafikut si dhe të përdorin  rrugë dytësore atje ku ekzistojnë.

Fillimi i gushtit ka sjellë fluks automjetesh në Lezhë. Një histori që në fakt përsëritet çdo vit dhe që shoqërohet me bllokime të lëvizjes, pasi sistemi rrugor është i papërshtatshëm për të përballuar këtë qarkullim.

Pavarësisht ndërhyrjeve të bashkisë për të normalizuar situatën me parkingjet, pamje me varg automjetesh në hyrje dhe daljet e Lezhës do të jenë edhe për shumë ditë.

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!