Fluks lëvizje në Morinë, mjekët apel: Të rritet numri i bluzave të bardha për kontrolle

schedule12:51 - 2 Gusht, 2020

schedule 12:51 - 2 Gusht, 2020

4 mjekë e kanë të pamundur të kontrollojnë udhëtarët  që hyjnë e dalin çdo ditë në pikën kufitare të Morinit.  Shqetësimi vjen nga mjekët kosovare, të cilët kontrollojnë çdo shtetas që hyn e del në këtë doganë për Covid 19.

Ne kemi ekip mjekësor që monitoron në 24 orë hyrje daljet  nga Kosova sidomos rastet që vijnë por më besoni që është e pamundur teknikisht që të depistohet rastet kur ty brenda një periudhe të shkurtër të kalojnë 6 mijë persona”, është shprehur mjeku.

Drejtor Rajonal i Shendetit Publik ne Prizren, Fadil Kryeziu i bën apel ministrisë së shëndetësisë së dy vendeve për të rritur numrin e mjekëve në pikat e kalimit kufitar.

“Për këtë asrsye do të ishte më mirë që të merren masa të tjera shtrënguese pse jo deri te heqja e ekipit mjekësor por të ndiqen nga rasti në rast”, ka thënë Kryeziu.

Apeli i Kryziut vjen në një kohë kur Kosova shënon numrin të lartë të viktimave dhe të prekurve me Covid.

Ministria e Kosovës raportoi mesditën e së shtunë se numri i viktimave në kosovarë ka arritur në 236, ndërsa të prekur 8554.

Që prej muajit korrik mijëra kosovarë kanë zgjedhur bregdetin shqiptarët, kryesisht fundjavën për të pushuar duke përbërë një rrezik të shtuar për përhapjen e korona virusit./abcnews.al