Fluks i emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë, Rama tregon shkakun e këtij fenomeni

schedule10:50 - 24 Mars, 2023

schedule 10:50 - 24 Mars, 2023

Kryeministri Edi Rama është në një vizitë dyditore në Mbretërinë e Bashkuar, ku pjesë të agjendës kishte edhe një bashkëbisedim mëngjesin e sotëm në në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House.

Ndër të tjera Rama u pyet edhe për arsyet që çojnë të rinjtë shqiptarë të emigrojnë në mënyrë të paligjshme drejt Anglisë.

Rama tha se është një kombinim faktorësh, por ajo që i lidh të gjitha këto rritje ka të bëjë me përhapjen e fjalës dhe të historisë se është hapur një kufi i ri,  me mundësi, me punë, me shanse për t’u angazhuar në sektorë të ndryshëm dhe kushtu me radhë.

Kryeministri Rama: E kemi parë edhe më parë. Ka pasur një rritje të shifrave krejt të beftë, një bum i madh gjatë krizës së madhe te refugjatëve në 2015-ën. Dhe shumë njerëz morën rrugën për të shkuar në Gjermani. Më pas, disa vjet më vonë pati një rritje në drejtim të Francës dhe kjo ishte rritja e tretë sipas llogarive të mia që ka ndodhur përmes kanalit. Kështu që, është një kombinim faktorësh dhe sigurisht ajo çfarë i lidh të gjitha këto rritje ka të bëjë me përhapjen e fjalës dhe të historisë se është hapur një kufi i ri, me mundësi, me punë, me shanse për t’u angazhuar në sektorë të ndryshëm dhe kështu me radhë. Dhe kur bëhet fjalë për Britaninë kjo lidhet edhe me  një lidhje që janë mbi baza familjare dhe mbi bazën e zonave. Këta janë shqiptarë që zakonisht vijnë nga verilindja e vendit ku lidhjet midis familjeve, midis fqinjëve janë të forta.

Nga ana tjetër, ka shumë paqartësi dhe shumë spekulim për të dhënat sepse nuk është thjeshtë e pavërtete që këta njerëz vijnë nga Shqipëria. Kjo është po ashtu teorikisht e pamundur, artimetikisht e pamundur. Dhe faktikisht e pavërtetë. Ata janë shqiptarë që vijnë dhe nga vende të tjera, kryesisht nga Greqia. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!