Fluks emigrantësh nga Kapshtica për të festuar në Shqipëri

schedule15:45 - 24 Dhjetor, 2018

schedule 15:45 - 24 Dhjetor, 2018

Mbi 10 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë gjatë fundjavës përmes pikës doganore të Kapshticës. Aty po punohet me kapacitet maksimal sportelesh dhe nuk ka patur radhë.

Si rrallë herë ndodh, gjatë këtyre festave, emigrantëve nuk ju duhet të presin orë të tëra për të kryer procedurat doganore. Fluksi i lëvizjeve vijon të mbetet i konsiderueshëm në të dyja anët e kufirit, ndërsa puna me ritme të larta nga policitë kufitare, ka lehtësuar hyrjen e emigrantëve në territorin tonë. Mbi 10 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë nga ky vendkalim kufitar gjatë fundjavës, ku prej disa ditësh punohet me kapacitet maksimal sportelesh. Në të dyja doganat, përpunimi i dokumentacionit të mjeteve dhe qytetarëve përfundon në pak minuta, duke eleminuar krijimin e radhëve, që kanë qenë të zakonshme, në periudha festash.

Emigrantë: “Shumë mirë kaluam, as gjysmë ore, unë isha nga Kosturi erdha direkt, fluks ka po punojnë 3 sportele”.

Pas disa vitesh të vështirë për Greqinë, emigrantët pohojnë se kanë rifituar stabilitetin ekonomik, çfarë ka bërë, që edhe koha e pushimit në atdhe të jetë më e gjatë.

Emigrantë: “Do rrimë 10 ditë. Kemi punë në Greqi. Punojmë nëpër fabrika, krasitje burrat”.

Autoritet doganore të Kapshticës, presin që fluksi i lëvizjeve të vijojë me këto ritme deri në natën e ndërrimit të viteve.

Gazetare e ABC News, Korçë: Daniela Zisi

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!