Flori Mumajesit duket se nuk i ka dal “inati” me jurinë e “Këngës Magjike”.
Ai nuk u pajtua për çmimin e “Best New Artist”, të cilin sipas Florit e meriton Kras. Edhe ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale.
Këngëtari ka shpërndarë një video komike, duke shkruar krah saj: “Po mundohemi të përshtatemi me recetat që na sugjeruan për këngë të vitit 2021. Na falni që s’kemi tendencat e kohës “qofte”.
Kujtojmë që mbrëmjen e sotme Flori gjithashtu ka treguar se po punon për një projekt të ri me Klajdin dhe Brunon. Të gjithë fansat janë bërë kuriozë dhe mezi po presin ta shohin./abcnews.al