Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Florenzi, De Sciglio dhe Dumfries: Ç’ndodh në Milano e Torino për krahun e djathtë

schedule10:32 - 12 Gusht, 2021

schedule 10:32 - 12 Gusht, 2021

Krahu i djathtë “halli” i Milanit, Juventusit dhe Interit. Gjithsesi zgjidhjet po vijnë. Kuqezinjtë janë drejt marrëveshjes për transferimin e Alessandro Florenzi nga Roma, në huazim me detyrim blerjeje, nëse plotësohen disa kushte.

Në Itali raportojnë se këtë fundjavë pritet të konkretizohet marrëveshjes mes dy klubeve italiane. Te Juventusi zgjidhja është gjetur në shtëpi, pasi Mattia De Sciglio do të mbetet në ekip sipas Gazzetta dello Sport.

Max Allegri ka qenë arsyeja e transferimit të tij nga Milani te bardhezinjtë dhe sërish bëhet shkak që të mos e vijojë karrierën në ndonjë klub tjetër. Vjet mbrojtësi i djathtë ishte pjesë e Lyon, ku u huazua.



Te Interi Hakimi ende nuk është zëvendësuar dhe Denzel Dumfries është objektivi kryesor i kampionëve të Italisë. Zikaltrit kanë ofruar 12 milion euro, sipas Sky Sport, dhe PSV do 14 milion. Me shumë mundësi shpejt do arrihet marrëveshja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!