Flitej për një marrëveshje me rivalët e Realit, gazetari i njohur: Barça nuk e do Asension!

schedule14:11 - 27 Shtator, 2022

schedule 14:11 - 27 Shtator, 2022

Marco Asensio ditët e fundit është përfolur në media për një marrëveshje të fshehtë me Barcelonën, pasi në fund të këtij sezoni do të dalë lojtarë i lirë dhe se Reali nuk do t’i ofronte rinovimin e kontratës.

Por sot një tjetër anë e këtij kalimi të mundshëm vjen nga Spanja. Gazetari i njohur, Gerard Romero, një gazetar shumë i afërt me klubin katalanas ka theksuar se Asensio nuk mund t’i bashkohet blaugranave

Gerard Romero mohon ashpër raportimet e “Mundo Deportivo”. Gazetari vuri në dukje se aktualisht askush në Barcelonë nuk po mendon as të sjellë Asensio.

Zyrtarët e “Camp Nou” nuk kanë kontaktuar me agjentët e Real Madridit dhe nuk ka asnjë indikacion, pra asnjëra palë nuk po e konsideronte një lëvizje të tillë.

Asensio është zëvendësues në skuadrën e Carlo Ancelottit këtë sezon. Spanjolli luajti 47 minuta në fushë, gjatë të cilave shënoi një gol. /f.a/abcnews.al