“Flirte e lojëra online nga qelia”, shqiptari i dënuar për vrasje në Angli, video live në TikTok nga burgu

schedule11:36 - 27 Gusht, 2023

schedule 11:36 - 27 Gusht, 2023

Një 32 vjeçari shqiptar i dënuar për vrasje, transmeton vazhdimisht live në tik-tok nga qelitë në Britaninë e Madhe.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari i dënuar me 32 vjet burg për vrasje, flirton me gra dhe luan lojëra online, pavarësisht se celulari në burg nuk lejohet. Ky është një rast që është denoncuar në media sesi ka mundësi sesi shqiptari i dënuar për vrasje, transmeton live në rrjetin social tik-tok nga qelia e burgut në Britaninë e madhe.

Ndër të tjera në media thuhet se Merizaj është dënuar me 32 vjet burg për vrasjen brutale me armë gjahu të një rivali të drogës, po merr ‘dhurata’ virtuale nga admiruesit, të cilat ai mund t’i këmbejë me para.

Pavarësisht ndalimit të celularëve në burg, Merizaj, 32 vjeç, ka transmetuar vazhdimisht biseda 5-minutëshe drejtpërdrejt çdo ditë gjatë javëve të fundit.Në një shkelje befasuese të sigurisë, ai u mburr se telefoni i tij ishte hedhur në burgun e tij në Mançester me dron dhe se ai e fsheh atë brenda një tualeti.

Merizaj u mburr të hënën e kaluar se nëse telefoni i tij zbulohej nga oficerët e burgut, ai thjesht do të ‘blinte një tjetër’. Ai pretendoi se është telefoni i tretë që ai përdor në burg, secili me vlerë 2 mijë paund.

Ngjarja për të cilën është dënuar Eugert Merizaj ndodhi në 14 shtator të vitit 2019 pas prishjes së pazareve të drogës mes bandës së shqiptarëve dhe një 30-vjeçari nga Kurdistani, babai i dy fëmijëve.

Sipas dëshmive në gjykatë, gjithçka u zbulua nga një papagall, i cili kishte fluturuar jashtë kafazit pasi kishte dëgjuar të shtënat. Sipas vendimit të gjykatës, edhe pse Merizaj nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës, por ai ka planifikuar gjithçka për ekzekutimin e kurdit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!