Bayern Munchen luan nesër finalen e Kupës së botës për klube ndaj meksikanëve të Tigres, duke nisur nga ora 19:00 në Katar. Para kësaj ndeshje trajneri i kampionëve të Europës, Hansi Flick.
Ai u shpreh se Tigres është skuadër shumë e rrezikshme në krahë dhe nesër do të aktivizojë lojtarët më të mirë të ekipit.
“E pashë Tigres në gjysmëfinale dhe më bëri përshtypje mënyra sesi luajtën. Ata lajnë shumë intensivisht dhe kanë shumë cilësi në krahët e sulmit. Ne do japim gjithçka nga kapaciteti ynë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Jemi të lumtur që kemi arritur në finale.
Formacioni? Do të vendosim më të mirët në fushë, pa thyer ekuilibrat. Do flasim me lojtaret dhe do te shohim”, u shpreh Flick. /abcnews.al