Bayern Munchen triumfi 1-4 në fushën e Arminia Bielefeld në javën e katërt të Bundesligës dhe renditet në vend të dytë me 9 pikë, një më pak se kryesuesit e Leipzig.
Dygolëshat e Muller dhe Lewandowskit i dhuruan fitoren kampionëve. Hans-Dieter Flick vlerëson dy sulmuesit, analizon takimin dhe ndalet te reparti i mbrojtjes.
“Pjesa e parë ishte afër perfektes dhe asaj që kishim menduar të bënim, por kishte një 5-minutësh ku u treguam të pakujdesshëm. Nuk më pëlqen kur ia vështirësojmë jetën vetes.
Më të mirët në fushë? Thomas Muller dhe Robert Lewandowski. Mund të përmirësohemi në prapavijë, janë mundësitë të mbrojmë më mirë“, deklaron trajneri bavarez. /abcnews.al