Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flick: Nuk jemi ende në 100%, për mua si trajner ka rëndësi vetëm një gjë

schedule19:55 - 6 Qershor, 2020

schedule 19:55 - 6 Qershor, 2020

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, foli menjëherë pas fitores së skuadrës së tij 2-4 në transfertë përballë Bayer Leverkusen, sfidë e vlefshme për javën e 30-të në Bundesligën gjermane.

“Leverkusen është një skuadër shumë e fortë dhe ishte e rëndësishme për ne që të bënim sa më pak gabime të ishte e mundur. Na duhet edhe pak kohë që të jemi në 100%, pasi dhe sot bëmë disa gabime dhe u ndëshkuam. Por në fund të takimit, skuadra ime doli nga fusha pasi kishte dhënë gjithçka dhe kjo është e rëndësishme për mua si trajner”, tha Flick.

Kapiteni i Bayern, Manuel Neuer, tha: “U deshën disa minuta për të dalë në lojën tonë, por dukshëm ishim ne skuadra më e mirë në fushë. Jemi rikthyer në formën tonë më të mirë falë ndeshjeve që po luajmë. Tani e kemi më të lehtë të jemi në ritëm dhe të tregojmë aftësitë tona”, u shpreh. Neuer.

Ndërsa trajneri i Leverkusen, Peter Bosz, shtoi: “Sot humbëm ndaj ekipit më të mirë në kampionat. Bëmë shumë gabime dhe u ndëshkuam. Nuk mund të bënim gabime të tilla. Bayern është një skuadër perfekte dhe në çdo gabim, të ndëshkon. Nuk mund ta lejonim diçka të tillë, por fitorja e Bayernit ishte më se e merituar”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!