Flick i “shtang” të gjithë, paraqitet i vetëm gjatë konferencës për shtyp

schedule16:23 - 26 Nëntor, 2022

schedule 16:23 - 26 Nëntor, 2022

Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick i ka shtangur të gjithë duke mos marrë asnjë lojtar me vete, me shpjegimin se distanca me qendrën ështe shumë madhe për të sjellë me vete një lojtar në prag të ndeshjes me Spanjën.

“Ka një udhëtim prej tre orësh atje dhe kthimi, por nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, kështu që i thashë FIFA-s që do të vija vetëm”,- u shpreh Flick.

Ky vendim mund t’i kushtojë një gjobë Federatës Gjermane të Futbollit duke qenë se rregulloret e FIFA-s i detyrojnë të gjithë pjesëmarrësit të kenë një lojtar gjatë konferencës për shtyp, së bashku me trajnerin në prag të ndeshjeve. /i.m /abcnews.al