Flick: Gjermania ka nevojë për entuziazëm, jam plot ide dhe dëshira

schedule13:36 - 25 Maj, 2021

schedule 13:36 - 25 Maj, 2021

Hans-Dieter Flick do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë pas Euro 2020. Zyrtarizimi erdhi ditën e sotme, teksa 56-vjeçari do të rikthehet në shtator te kombëtarja, aty ku ka punuar si ndihmës i Joachim Low. Me këtë të fundit fitoi Botërorin Brazil 2014, teksa do e zëvendësojë pas përfundimit të Europianit.

Ish-trajneri i Bayern Munchen nuk e fsheh gëzimin e tij për mediat, ku ndër të tjera tha: “Gjithçka ndodhi shumë shpejt. jam shumë i lumtur që do të punoj si trajner i kombëtares duke nisur nga vjeshta e ardhshme. Dy vitet e kaluara te Bayerni më kanë ndihmuar shumë.

Fryma e ekipit dhe qëndrimi i lojtarëve kanë qenë të jashtëzakonshme. Tani mezi po pres të punoj me lojtarët dhe të rinjtë më të mirë të Gjermanisë. Duhet të kemi shumë entuziazëm për turnetë e ardhshme, për shembull Euro 2024.

Nga përvoja që kam, unë e di që mund të mbështetëm te Bierhoff, një partner i fortë dhe i besueshëm. Po pres me padurim të ndaj idetë e mia me ekipin kombëtar. Gjithsesi, për momentin ka rëndësi Euro 2020, i dërgoj urimet më të mira Low.

Urime edhe të gjithë të tjerëve, stafit teknik dhe lojtarëve. Jogi Low meriton një mbylle madhështore të karrierës së tij te kombëtarja gjermane“, përfundoi Hans-Dieter Flick. /abcnews.al