Sezoni i fundit ishte i mrekullueshëm për Bayern Munchen. Ulja e Hans-Dieter Flick në stol ishte vendimi më i mirë i drejtuesve. Futboll i bukur dhe tre trofe të fituara. Sezoni i ri është në prag dhe bavarezët nuk janë të ngopur.
Trajneri i kampionëve të Evropës, Hans-Dieter Flick nuk shqetësohet në lidhje me motivimin e skuadrës, madje thekson se ai dhe lojtarët e tij janë gati të provojnë sërish fitimin e tripletës. “Skuadra nuk do të ketë probleme motivimi pas rezultateve fantastike që arritëm sezonin e fundit.
E njoh mirë karakterin e djemve të mi. Lojtarët që luajnë për Bayern Munchen duan të përsërisin suksesin që arritëm këtë vit, ata duan të fitojnë sërish tripletën“, deklaron trajneri i rekordmenëve gjermanë. /abcnews.al