Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të (SPAK), duke i krahasuar fletëthirrjet me “bileta teatri”. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS dhe qeverisë, Rama i cilësoi si ndërhyrje të pajustifikuara të gjyqësorit në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.
Ai kritikoi prerjen e urdhër-arresteve dhe hapjen e çështjeve penale që, sipas tij, në shumë raste nuk përbëjnë vepra penale ose mund të hetohen në gjendje të lirë. Kryeministri paralajmëroi se këto veprime cenojnë funksionimin normal të institucioneve dhe punën e administratës shtetërore.
“Duke prerë urdhër arreste, që në rastin më të mirë që nuk janë fare çështje penale, në rastin më të keq, hetohen në gjendje të lirë. Dhjetëra e dhjetëra fletë të prera, nuk u kursye as një punonjëse model e shtetit, 5 vite në luftë me kancerin dhe një fëmijë në gji.
Duke prerë fletëthirrje në prokurori që i ngjajnë biletave të artit. Ka dhe raste, një drejtues pa leje, ka gjetur rrugën e prokurorisë për të kallëzuar shtetin dhe prokuroria ka hapur çështje penale, për punonjësit e shtetit që futën e agjencinë e shtetit në godinën e ndërtuar pa leje. Dua të them vetëm 1 të 1000-tën e atyre që kam për të thënë, për ndërhyrjet e gjyqësorit në punët e ekzekutivit dhe legjislativit”, tha kryeministri Rama.


